Hristijan Mickovski nuk duhet të jetë i privilegjuar para Ljupço Georgievski dhe Nikolla Gruevski që dhanë dorëheqjen pas humbjes së tyre të parë, i rekomandojnë të OBRM-PDUKM-së, nga komiteti i iniciativës. Për të shmangur përçarjet e mëtutjeshme në parti, kryetari i OBRM-PDUKM-së që nesër të mbledhë kongresin e jashtëzakonshëm, i thanë Mickoski anëtarët e partisë që kërkojnë largimin e tij.
Përpara muzeut të OBRM-PDUKM-së, ish-kryetari i komunës së Dojranit, Borçe Stamov, i kujtoi kryetarit të partisë se jo vetëm në demokracitë perëndimore, por edhe në partinë mëmë, ekziston një praktikë – ai që humb zgjedhjet jep dorëheqjen, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Kryetarët e mëparshëm Georgievski dhe Gruevski, të cilët të dy drejtuan partinë pas më shumë se 10 vjet, ndërsa e udhëheqë atë përmes shumë fitoreve dhe sukseseve, gjatë kësaj humbjeje të parë vazhduan këtë standard. Kryetari aktual nuk ka sjellë ndonjë fitore apo sukses, dhe nuk ka asnjë arsye racionale që ai të privilegjohet para Georgievski dhe Gruevskit”, tha ish- kryetari Borçe Stamov.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...