Edhe pse u paralajmërua, propozimi për Qeverinë as sot nuk dorëzohet në Kuvend. Sipas asaj që deklaroi mandatari për formim të Qeverisë, Zoran Zaev propozimi për përbërjen e Qeverisë dhe programi qeveritar do të dorëzohen në Kuvend pasi që institucioni ligjvënës t’i zgjedhë nënkryetarët e tij dhe deputetët e rinj pasi disa prej deputetëve largohen nga funksioni.
“Parlamenti fillimisht duhet ta verifikon numrin e nënkryetarëve të Parlamentit dhe disa vendime të tjera, dhe ta verifikoje mandatin e deputetëve të ardhshëm në lista. Sapo të përfundon Parlamenti me këto procedura paraprake, menjëherë do ta dorëzoj propozimin për Qeveri dhe programin qeveritar në Kuvend”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Por fakti se Zaev nuk po dorëzon propozimin për Qeveri, a është rezultat i përplasjeve brenda partnerit të koalicionit, Bashkimit Demokratik për Integrim? Zaev pa përgjigje në këtë pyetje.
Pavarësisht kësaj, nënkryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Damjan Mançevski ka shprehur bindjen se deri javën e ardhshme do të kemi qeveri funksionale, raporton TV21.
“Propozimi i Qeverisë do ta pyesni mandatarin. Por, unë besoj se sot ose nesër, do të thotë këto ditë do të dorëzohet propozimi për Qeverinë dhe menjëherë do të votohet Qeveria. Besoj se deri javën e ardhshme do të kemi qeveri funksionale”, theksoi Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM-së.
Ndërkaq nga opozitarja VMRO-DPMNE edhe sot me kritika për koalicionin qeverisës. Deputeti Timço Mucunski nuk dëshiron të prejudikojë me kohëzgjatjen e qeverisë, por thotë se edhe koalicioni i ri nuk do të zgjidh problemet e qytetarëve.
“Është e pakëndshme që unë të flas në këtë moment se sa do të zgjasë ky koalicion. Mund të zgjasë edhe një muaj, mund të zgjasë edhe katër vjet. Çështja është se çfarë do të bëhet dhe si do të pozicionohet në zgjidhjen e problemeve thelbësore të qytetarëve tanë”, potencoi Timço Mucunski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Përndryshe, Kuvendi do të duhet të zgjedhë deputetë të ri pasi disa prej paraprakëve janë propozuar si ministra nga radhët e LDSM-së. Ndryshime ka edhe në grupin parlamentar të BDI-së. Deputeti Florin Besimi paralajmëroi se do të japë dorëheqje për të shmangur konfliktin e interesit gjatë votimit të Qeverisë së re ku vëllai i tij, Fatmir Besimi është propozuar si ministër i Financave. Raste kur deputetët janë zgjedhur edhe ministra ka pasur edhe më herët, dhe të gjitha këto procedura kanë përfunduar në po të njëjtën seancë dhe nuk paraqesin problem që të dorëzohet propozimi për Qeverinë e re.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...