Haradinaj i pari në Kryeministri për takimin e liderëve, arrijnë edhe Mustafa e Limaj

15:07 | 24 Gusht 2020
arbresh.info

Për pak minuta pritet të fillojë takimi i liderëve të koalicionit në zyren e kryeministrit, Avdullah Hoti.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka arritur rreth një orë më herët në Kryeministri, raporton arbresh.info.

Në këto moment ka arritur edhe lideri i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Aty raportohet se është edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Temë e diskutimit do të jetë takimi i nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. në Shtëpinë e Bardhë.

Para këtij takimi janë shtuar edhe presionet për të negociuar postin e presidentit brenda koalicionit qeverisës, derisa në “polemika” është përfshirë edhe Partia Demokratike e Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme