Pako e rimëkëmbjes, mungesa e ligjeve të harmonizuara me njëra – tjetrën dhe jo funksionale, taksat e dyfishta dhe ligji për Investime Strategjike ishin disa nga temat kryesore të diskutimit në takimin e realizuar nga përfaqësuesit e OAK-së dhe Ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi dhe këshilltarët Muhamet Spahiu dhe Ramadan Gashi, transmeton arbresh.info.
Anëtari i bordit Hamdi Malushaj theksoi që momentalisht kemi mungesë të harmonizimit të ligjeve, e cila po mundëson që interpretimi i tyre të bëhet në përshtatshmëri me kërkesat e Institucioneve.
Ai shtoi që OAK ka kërkuar nga Qeveria të rritet Fondi për Garanci Kreditore, pasi që kjo është kërkesë e bizneseve ashtu që të lehtësohet përkrahja e tyre në tejkalim të pandemisë.
Anëtari i bordit Lulzim Begaj u fokusua tek Ligji për Investime Strategjike dhe vonesat që po u bëhen trajtimit të aplikimeve.
Ministri Kuçi shtoi që sheh mundësi për bashkëpunim, duke veçuar krijimin e arkes patriot për prodhimet vendore, subvencionimin e eksportit dhe ndryshimin e udhëzimeve administrative që janë në kompetencë të Ministrisë./arbresh.info/
“Bota është në zjarr”, Trump reagon pas sulmit me raketa të ...
Më shumë se 100 persona janë duke përgatitur padi kundër rep...
Sa herë në vit duhet t’i prisni flokët? – Këshillat e duhura
Çajrat bimorë që shuajnë dëshirën për cigare
Pas sulmit iranian, Ambasada e Shqipërisë tregon numrat ku q...
Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu: Irani do ta paguajë shtrenjt...