Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka folur pas takimit me kryetarët komunave, ku është diskutuar për fillimin e vitit të ri shkollor, transmeton arbresh.info.
Hoti nuk ka bërë të ditur nëse në këtë takim është marrë ndonjë vendim, por ka thënë se takimi ka qenë shumë i rëndësishëm.
Ai ka thënë se master plani për vitin e ri shkollor do të miratohet së shpejti në Qeveri.
“Master -Plani do të kalojë në Qeveri së shpeti dhe më pas do të merret vendimi nga Ministria e Arsimit”, është shprehur Hoti.
Ai ka folur edhe për masa të reja ndaj pandemisë, ku ka thënë se nuk pritet të ketë lehtësim të tyre, ndërsa është shprehur i kënaqur me respektimin e atyre aktuale nga qytetarët.
“Nuk them se do të shkojmë nga lirimi i masave, pro ajo çfarë po vërejmë është se është krijuar një kulturë e respektimit të tyre, nuk sheh qytetarë pa maska”, ka thënë Hoti./arbresh.info/
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...