Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Timoshenko, ka rezultuar pozitive me COVID-19, njoftoi zëdhënësaj e saj.
Ajo është në gjendje të rëndë, ndërsa po ashtu burri dhe vajza e saj janë infektuar, tha Marina Soroka në Facebook.
Timoshenko është anëtare e parlamentit ukrainas, apo Verkhovna Rada, dhe drejtuese e Batkivshchyna, një nga partitë më të mëdha politike të vendit.
Ajo bashkëdrejtoi Revolucionin Portokalli dhe ishte gruaja e parë e emëruar kryeministre e Ukrainës, duke shërbyer në zyrë nga 24 janari deri më 8 shtator 2005 dhe përsëri nga 18 dhjetori 2007 deri më 4 mars 2010.
Timoshenko përfundoi si e dyta në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2010 dhe 2014 të Ukrainës, dhe e treta në vitin 2019.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.987 raste të reja në Ukrainë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 104.958, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të vendit.
Që nga fillimi i shpërthimit, virusi ka marë 2.271 jetë njerëzish në Ukrainë, ndërsa 51.735 janë shëruar.
Infeksioni u konfirmua për herë të parë më 3 mars në rajonin Chernivtsi. Më 17 mars, autoritetet njoftuan masa të rrepta mbarëkombëtare të mbylljes.
Që nga 1 gushti, rajonet e Ukrainës janë të ndara në katër zona, ku zbatohen kufizime të ndryshme në varësi të situatës epidemike. /AA/
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...