Google ADS

Itali: Vazhdon trendi i rritjes së numrit të rasteve me Covid-19, raportohen mbi një mijë të infektuar

18:50 | 23 Gusht 2020
Arbresh Info

Italia ka raportuar 1,210 raste me koronavirus përbrenda periudhës 24-orëshe, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së vendit të dielën.

Kësisoj, numri i përgjithshëm i të të infektuarve ka shkuar në 259,345, sipas la Republicca.

Gadishulli ka raportuar edhe shtatë viktima të reja, të cilat besohej se ishin të prekur me virusin korona, sipas të njëjtit burim. Shifrat e përgjithshme, si rrjedhojë e vdekjeve të reja, kanë përshkuar numrin 35,437.

Përgjatë ditës së djeshme, vendi kishte raportuar 935 të infektuar me virusin nga familja Sars-Cov2.

Aktualisht, 69 pacientë të infektuar me virusin pandemik po marrin tretman mjekësor në njësitin e kujdesit intensiv nëpër spitalet e vendit, bën tutje të ditur mediumi italian.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme