Google ADS

Napoli konsideron ndryshimin e formacionit për Osimhen

16:46 | 23 Gusht 2020
Arbresh Info

Arritja e sulmuesit Victor Osimhen, mund të bëjë që Gennaro Gattuso të ndryshojë sistemin e formacionit në 4-2-3-1.

Sipas Corriere dello Sport, formacionin 4-3-3 nuk është i përshtatshëm për “Napolitanët” sepse Dries Mertens është i moshuar që të luajë në anën e sulmuesit të majtë, transmeton portali arbresh.info.

Andaj, pritet që të ndryshohet formacioni në 4-2-3-1 me Mertens, Insigne dhe Elmas ose Zielinski si mbështetës, kurse Osimhen në qendër.

Napoli shpenzoi 50 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse dhe disa lojtarë të rinj për të realizuar transferimin e lojtarit nga Lille.

Osimhen njëkohësisht është transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme