Numri i të vdekurve nga përmbytjet në provincën Giresun në rajonin e Detit të Zi të Turqisë u rrit në 4, njoftoi ministri i Brendshëm i vendit.
Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, tha se 11 persona të tjerë llogariten të zhdukur në përmbytjet që goditën provincën veriperendimore Giresun, kurse 127 persona janë shpëtuar.
Ai njofto se rrugët që çojnë në 118 fshatra janë mbyllur.
Më herët, Soylu, i cili arriti në vendin e ngjarjes, tha se pesë efektivë të xhandarmerisë dhe operatori i një eskavatori u zhdukën pas shembjes së një kanali nëntokësor 5-metërsh nga përmbytjet në rajon.
Përpjekjet vazhduan për të shpëtuar njerëzit në një sallë dasmash në rrethin Dereli, ku të ftuarit u tërhoqën në një vend të sigurt.
Duke iu referuar informacioneve të mara nga autoriteti shtetëror i meteorologjisë, ai tha se shirat, të cilët filluan të shtunën, arritën në 137 kilogramë densitet. Ai paralajmëroi se 50 deri në 100 kilogramë reshje priten sot në rrethet Çanakçı, Görele dhe Doğankent.
Më herët, Guvernatori i Giresunit, Enver Ünlü, për AA u deklarua për një numër personash të bllokuar, të cilët nuk janë identifikuar, dhe disa njerëz që janë shpëtuar nga ekipet.
Ai tha se përpjekjet për të arritur tek ata që janë bllokuar do të fillojnë në dritën e parë në mëngjes dhe se ekipet janë duke punuar për hapjen e hyrjes në rrugë dhe automjete, kurse pajisjet e rënda janë duke pritur që ujërat të tërhiqen para se të hyjnë.
Ujërat e rrëmbyeshëm shkaktuan zhytjen e disa automjeteve në Dereli dhe disa ndërtesa u shkatërruan gjithashtu në zonë, ndërsa forcat e sigurisë po përpiqen të konfirmojnë raportet për personat e zhdukur, tha ai.
Autoriteti i Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se ekipet e shpëtimit u dërguan në Giresun gjatë minutave të para të katastrofës natyrore./AA/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...