Pandemia ka goditur ekonomitë e familjeve kosovare në përgjithësi.
Disa janë goditur në familje të cilat kanë humbur vendet e punës, por ka nga ata të cilët e pranojnë që ka rënie të ekonomisë, por jo në familjen e ngushtë.
Më të goditurit janë ata të sektorit privat.
Njëri nga qytetarët thotë për arbresh.info se dy djemtë e tij që punonin në firma private tashmë kanë mbetur pa punë.
“Pandemia ka ndikuar shumë. Dy djemtë e mi që kanë qenë në marrëdhënie pune në firma private të dy mjerisht kanë mbetur pa punë”, është shprehur ai.
Ndërsa një tjetër qytetar thotë se pandemia Covid-19 ka ndikuar negativisht në ekonomi por se personalisht nuk është goditur, pasi që punon në institucione shtetërore.
“Personalisht mund të them që nuk ka ndiku edhe aq ndoshta falë Zotit që unë punoj në institucion publik, por është e kot nëse ti punon në institucion dhe tre komshinjtë e mi nuk punojnë askund. Institucionet kanë pak rroga më të mira, por ato të institucionit privat nuk kanë”, është shprehur ai./arbresh.info/R.Rexhepi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?