Google ADS

Ja sa para do të fitojë Inter-i nëse PSG-ja e fiton Ligën e Kampionëve

12:44 | 23 Gusht 2020
Arbresh Info

Inter-i ka një arsye që të përkrah PSG-në në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich-ut sepse do fitojë dy milionë euro.

Përballja nis në ora 21:00 në Lisbonë dhe dy ish lojtar të Inter-it luajnë kundër, transmeton portali arbresh.info.

Mauro Icardi u shit të PSG-ja, derisa Ivan Perisic është huazim te Bayern Munich.

Sipas La Repubblica, nëse PSG-ja fiton Ligën e Kampionëve, “Neurazurët” do fitojnë dy milionë euro shkaku që është kusht në shitjen e Icardi-t.

Argjentinasi kaloi te PSG-ja në fillim huazim për 13 milionë euro, pastaj kompletoi transferimin për 50 milionë euro.

Gjithashtu gjiganti francez pagoi edhe shtatë milionë euro bonus për përformancat e mira të lojtarit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme