Google ADS

Tayna shijon pushimet pas suksesit të këngës së re

12:09 | 23 Gusht 2020
L G

Reperja e njohur nga Prizreni, Tayna, vetëm pak ditë më parë solli këngën e re të titulluar “Qe qe”.

Projekti u cilësua si tejet i veçantë dhe për pak ditë mori miliona të shumta klikimesh në platformën YouTube.

Derisa po shijon suksesin e këngës së re, Doruntina Shala (emri i vërtetë) duket se ka filluar pushimet.

 

View this post on Instagram

 

si na erdhi jeta mi zemra #qeqe ?

A post shared by Tayna (@tayna) on

Kjo pasi së fundmi në Instagram ka shpërndarë me fansat një imazh mjaft provokues në bikini.

Artistja, e cila numëron mbi një milion ndjekës, vjen mahnitëse në pozën e radhës ku ka theksuar më shumë linjat trupore.

“Si na erdhi jeta mi zemra #qeqe”, është përshkrimi që ia ka vendosur fotografisë joshëse.

Ndërkaq, komentet përkrah fotografisë nuk munguan as nga miqtë e kolegët që mban në këtë rrjet të popullarizuar, duke e komplimentuar për dukjen. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme