Bota shënon 23 milionë raste të reja, SHBA me numrin më të madh të të infektuarve

11:14 | 23 Gusht 2020
Arbresh.info

Sipas të dhënave nga Universiteti i Johns Hopkins në tërë botën janë infektuar 23 milionë njerëz kurse kanë humbur jetën 801,000 persona pasi janë infektuar me COVID-19.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të të infektuarve dhe të viktimave nga koronavirusi në të gjithë botën.

Arbresh.info transmeton se vetëm 44,572 raste pozitive dhe 983 viktima janë shënuar brenda 24 orëve në SHBA duke rritur numrin e përgjithshëm në 5.6 milionë të infektuar dhe 176,353 viktima.

  • Brazili, vendi i dytë me numrin e të infektuarve në botë ku vetëm gjatë 24 orëve janë shënuar 50,000 raste pozitive duke rritur numrin e përgjithshëm në 3.5 milionë raste dhe 114,000 viktima.
  • Filipinet kanë raportuar më shumë se 4,900 raste të reja duke rritur numrin e përgjithshëm 187,000 raste dhe 2,900 viktima.
  • Meksika shënon rekord të ri të rasteve me 6,400 të të infektuarve duke rritur numrin e përgjithshëm në 556,000 raste.
  • Zelanda e Re ka shënuar edhe 3 raste të reja, duke rritur numrin e përgjithshëm në 1,324 raste dhe 22 viktima, shkruan CNN./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme