Vlorë, plagoset një 18 vjeçar me armë zjarri

10:35 | 23 Gusht 2020
Arbresh.info

Një plagosje ndodhi gjatë mesnatës në Vlorë.

Rreth orës 00:45, në një rrugë të fshatit Fushë Mavrovë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Q. M (L), 36 vjeç, banues në fshatin Kotë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. R., 18 vjeç, banues në fshatin Fushë Mavrovë, cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga ana e Policisë Vlorë, po punohet intensivisht për gjetjen dhe kapjen e shtetasit Q. M(L) si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme