Autoritetet e Koresë së Jugut raportuan të dielën rritjen më të lartë ditore të rasteve me koronavirus që nga fillimi i marsit, duke thënë se rregulla më të ashpra të distancimit shoqëror mund të jenë të nevojshme pasi “shpërthimet” vazhduan të ndodhin nga një kishë e Seulit dhe tubime të tjera.
Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, Qendrat Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) raportuan 397 infeksione të reja që nga e shtuna në mesnatë, nga 332 të ditës së kaluar dhe shënoi më shumë se një javë ngritje ditore tre shifrore.
Këto raste thuhet se sjellin numrin total të infeksioneve të Koresë së Jugut në 17.399 me 309 vdekje nga COVID-19.
Nga e diela, qeveria zgjati rregulla të nivelit të dytë për distancimin shoqëror, të cilat ishin vendosur në Seul dhe zona të tjera të vendit, duke ndaluar takimet e kishave brenda dhe mbylljen e klubeve të natës.
Autoritetet shëndetësore thonë se ata përfundimisht mund të vendosin rregulla më të vështira për distancim shoqëror, ku shkollave dhe bizneseve mund tu kërkohet të mbyllen, nëse shkalla e rritjes së infeksioneve të reja nuk ngadalësohet së shpejti.
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...