Google ADS

Mosha mesatare e të prekurve dhe vdekurve me COVID-19| Si e interpretojnë sociologët?

08:31 | 23 Gusht 2020
L G

Mosha mesatare e të infektuarve me virusin Covid-19 në Kosovë është rreth 43 vjeçe.

Këtë e ka bërë të ditur Ministra e Shëndetësisë për arbresh.info.

“Ka të prekur nga të gjitha grup-moshat. Mosha mesatare e të infektuarve nga Covid-19 është 43.5 vjeç”.

E, mosha mesatare e atyre që kanë vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19, por që kanë pasur edhe sëmundje tjera është më e vjetër se 43.

“Ndërsa mosha mesatare e te vdekurve është me e vjetër”, thuhet në përgjigjen për portalin arbresh.info, nga Ministria e Shëndetësisë.

Prekja më e madhe e moshës së mesme në Kosovë mund të ndikojë në rrethin familjar e profesional.

Kështu mendon sociologu Labinot Kunushevci, i cili në një përgjigje për portalin arbresh.info ka thënë se kjo moshë është shumë aktive.

“Kjo moshë e prekur mund të ndikojë shumë në rrethin familjar dhe në sferën profesionale sepse si moshë e mesme, profesionalisht është aktive, pra janë njerëz që detyrohen të punojnë, kanë kontakt dhe qarkullim më të madh publik, janë mbajtës të familjeve, detyrohen të kryejnë më shumë shërbime dhe obligime familjare dhe publike institucionale”, tha ai.

Kunushevci thotë se duke qenë më të ekspozuar ndaj rreziqeve të infektimit, potencialisht janë më shumë bartës apo mund të kenë ndikime dhe implikime brenda familjeve të tyre.

“Prandaj duhet të jenë më të kujdesshmit. Njashtu edhe në vendet ku punojnë, mundësitë e përhapjes dhe të infektimit i kanë më të mëdha. Ndërsa pasojat janë shumëdimensionale sepse kur preket kjo moshë, kur dëmtohet kjo moshë, njëjtë rrugët e përhapjes ndikojnë edhe tek rrethi i punës, tek sfera e punës, me implikime edhe ekonomike edhe sociale”, tha ai.

Ndryshe, në Kosovë që nga paraqitja e rastit të parë të infektimit me Covid-19, janë bërë gjashtë muaj.

Dy raste e para ishin me 13 mars 2020, një 20 vjeçare, shtetase italiane dhe një shtetas i Kosovës  i moshës 77 vjeçare./M.Avdimetaj/arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme