Google ADS

Bergamo, zero raste të reja me COVID-19

23:38 | 22 Gusht 2020
A. B.

Bergamo duket se ka qetësuar gjendjen me COVID-19.

Bergamo ka marrë një lajm të mrekullueshëm sot kur qyteti dhe provinca më e prekur nga COVID-19 nuk ka shënuar raste të reja pozitive, raportojnë mediat italiane, transmeton lajmi.net.

Nuk ndodhte nga fundi i shkurtit kur pandemia kishte filluar të godiste Bergamon që në fund u bë një prej provincave më të prekura nga virusi.

Tashmë disa javë rastet ishin në rënie, më së tepërmi në dhjetëra. Por, nuk ishte regjistruar asnjëherë numri zero.

Numri më i madh i rasteve ishte më 23 mars me 715 raste të reja dhe 251 viktima.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme