Neuropsikiatri Ferid Agani, ka thënë se situata e pandemisë Covid-19 është duke ndikuar shumë në shëndetin mendor të qytetarëve të vendit në shumë aspekte.
“Natyrisht se priten edhe pasoja për shëndetin mendor të qytetarëve në periudhën pasi që pandemia të përfundojë”.
“Në radhë të parë kjo është e shkaktuar me faktin se përpjekjet e shtetit dhe të qytetarëve që të gjendet një rrugë e mesme ndërmjet nevojës për të ruajtur jetët e njerëzve dhe për të ruajtur aktivitetin ekonomik në masën më të madhe janë duke u reflektuar me pasoja në rrafshin e shëndetit mendor. Shëndeti mendor i qytetarëve të vendit është duke e paguar koston e këtyre përpjekjeve. Qytetarët janë të ballafaquar me shkallë të lartë të pasigurisë nga vet infeksioni virale, por në anën tjetër edhe në shkallë të lartë të pasigurisë në aspektin ekonomik”.
Agani tha se qytetarët kanë shumë pak njohuri për virusin, madje ka edhe të tillë që e mohojnë ekzistencën e tij.
“Njohuri për Coronavirusin ka pak edhe në çështjen shkencore dhe dita ditës po zbulohen gjëra të reja dhe natyrisht që janë larg prej syrit dhe veshit të qytetarit. Qytetarët kanë shumë pak njohuri për virusin, madje ka edhe të tillë që e mohojnë ekzistencën e tij duke parë se si ky virus te disa njerëz nuk shkakton fare sëmundje edhe pse janë pozitiv, ndërsa të tjerëve ua merr jetën. Shkalla e informimit të qytetarëve për Coronavirusin është shumë e ulët dhe në këtë drejtim duhet të punohet shumë më tepër”.
Ai tha se qytetarët nuk duhet të frikësohen nga virusi, por duhet të jenë të kujdesshëm dhe të informuar.
“Coronavirusi është duke shkaktuar frikë të jashtëzakonshme, sepse nga njëra anë është frika nga vdekja dhe nga ana tjetër frika nga një virus shkatërrimtar, frika nga kriza ekonomike. Qytetarët nuk duhet të frikësohen nga virusi, qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm ndaj virusit. Për të qenë të kujdesshëm duhet të jenë mirë të informuar. Ajo që duhet është një informim masovik i qytetarëve në shkallë më të lartë sesa që është duke u bërë”.
Sipas, Aganit izolimi në shëndetin mendor ka shkaktuar agresivitet dhe dhunë në familje.
“Izolimi ka pasur pasojat e veta në shëndetin mendor në shumë aspekte. Shkëputja e lidhjeve familjare dhe shkëputja e mbështetjes sociale e individit ka pasur pasoja të dukshme dhe në radhë të parë e ka pamundësuar komunikimin e energjisë së lirë psikike. Mënyrat e shkarkimit të agresivitetit të cilat në rrethana normale kanë ekzistuar para izolimit si për shembull, aktiviteti fizik, vizitat familjare”.
“Shkalla e agresivitetit brenda individit është rritur në masë të madhe. Një prej manifestimeve ka qenë edhe rritja e dhunës në familje gjatë kësaj periudhe. Kjo varet nga individët, familjet, regjioni situata ekonomike. Kjo varet se a kanë qenë të prekura me këto mbi 400 raste të vdekjes që na ka goditur në këtë periudhë”.
Sipas Aganit, qytetarët duhet të gjejnë një ekuilibër në mënyrë që të mbajnë distancën sociale dhe higjienën e duarve, por edhe të ruajnë lidhjet familjare.
“Pra dilemat e qytetarëve janë të mëdha. Përgjigja më e thjeshtë do të ishte të provojmë të gjejmë një ekuilibër. Mos të shkëputen lidhjet familjare deri në fund. Gjithsesi duhet të ruhen lidhjet familjare”.
“Ajo që është me rëndësi është që këto lidhje të ruhen në mënyrë të kujdesshme duke ruajtur distancën sociale dhe higjienën e duarve. Bartja e maskave duhet të mbahet ku ka grumbuj të njerëzve dhe ata është mirë të kenë aktivitet të shtuar fizik”.
Agani tha se Qeveria ka vepruar si duhet në ndërmarrjen e masave për ruajtjen e shëndetit të njeriut.
Ai potencoi se profesionistët shëndetësor janë duke bërë të pamundurën brenda potencialeve që i kanë, në mënyrë që vjeshta ta gjejë Kosovën sa më të përgatitur.
“Mendoj se Qeveria është ka i ndërmerr masat të cilat po i marrin të gjitha shtetet e tjera. Mund të mos jemi të kënaqur me dinamikën e zbatimit të masave, sepse kishim pasur dëshirë të shohim shumë më tepër testime, me furnizim shumë më të mirë të spitaleve me barna dhe një kujdes më i madh për punëtorët shëndetësor. Por mendoj se është duke u bërë maksimumi brenda potencialeve të cilat i kemi dhe shpresoj që të kemi një shpejtim të aktiviteteve në mënyrë që vjeshta të na gjejë sa më të përgatitur”.
“Ka qytetarë të përgjegjshëm dhe ka prej tyre që janë të painformuar me atë se çka po ndodh. Situata në vjeshtë do të jetë më e ndërlikuar më e komplikuar edhe sa i përket diagnostikimit po ashtu edhe trajtimit duke i pasur parasysh kapacitetet e limituara te sistemit shëndetësor”, ka thënë ai në një intervistë për EO.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...