Google ADS

E dashura e Ledrit publikon foto me barkun e rrumbullakosur

21:02 | 22 Gusht 2020
A. B.

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë dy emrat më të komentuar së fundmi në mediat rozë.

Fillimisht për shkak se e zyrtarizuan lidhjen e më pas se dhanë lajmin se po bëhen prindër te një vajze, shkruan portali arbresh.info

E Sara ka qenë tejet aktive kohëve të fundit, duke ndarë momente të veçanta me ndjekësit.

Këtë e ka bërë edhe së fundi ku është shfaqur e veshur me një fustan të zi i cili ia theksonte barkun e rrumbullakosur.

“Të gjithë po shfaqin trupin e tyre veror, ndërsa unë jam kështu”- ka shkruar Sara në përshkrimin e fotografisë.

Gjatë kësaj shtatzënie duket se Sarës iu shtua edhe më shumë ku bukuria dhe sharmi i saj marrin vëmendjen gjithmonë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme