Japonia mirëpriti vetëm 3 800 turistë të huaj në korrik, duke regjistruar një rënie prej 99,9% për muajin e katërt radhazi, për shkak të zgjerimit të pandemisë së koronavirusit të ri.
“Të dhënat e korrikut shënojnë muajin e dhjetë radhazi të rënies, një krizë që filloi në tetorin e vitit të kaluar pas tensioneve diplomatike me Korenë e Jugut për çështje që lidhen me interpretimin e historisë gjatë pushtimit kolonial të gadishullit”, sipas statistikave nga Agjencia Kombëtare e Turizmit.
Rënia pothuajse në zero e flukseve turistike përfshin lëvizjet e qytetarëve japonezë jashtë vendit, me një rënie prej 98,8% në 20 300 në korrik, e krahasuar me mbi 1,65 milionë në korrik 2019.
Deri më sot, Japonia vazhdon të ketë kufizime të rrepta, që parandalojnë hyrjen e qytetarëve nga 146 vende, përveçse për arsye të qarta humanitare.
Ndalimi vlen, gjithashtu, për banorët e huaj që kanë një leje qëndrimi të rregullt dhe leje pune.
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së