Klubi Red Imps Lincoln dhe gjyqtarët e ndeshjes arrijnë në stadium, Prishtina nuk shihet askund

16:50 | 22 Gusht 2020
A. B.

Futbollistët e Red Imps Lincoln ka zbarkuar në stadiumin Victoria, ndërsa aty janë edhe gjyqtarët e ndeshjes.

Kur ka mbetur edhe më pak se një orë nga fillimi i ndeshjes, lojtarët e klubit nga Gjibraltari, kanë zbarkuar në stadium.

Sipas GBC News, klubi Red Imps Lincoln, kanë paraqitur lojtarë të mjaftueshëm për ta zhvilluar ndeshjen.

Në anën tjetër zyrtarët e UEFA-s janë duke i kontrolluar dokumentet mjekësore te klubit nga “Synlab”.

Sipas mediave nga Gjibraltari ende nuk ka arritur në stadium askush nga Prishtina.

Klubi ynë kishte udhëtuar me 20 lojtarë, ndërsa tetë prej tyre rezultuan pozitiv. Tani ata kanë 12 lojtarë, që janë më pas se sa rregullorja e lejon.

Sipas mediave të këtij vendi, Prishtina është izoluar dhe po pret vendim nga UEFA. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme