Fëmijët mbi 12 vjet duhet të mbajnë maska sa herë që të dalin jashtë shtëpisë, për shembull në tubime publike, si një mjet për të luftuar COVID-19, shkruan në udhëzimet e reja të agjencive botërore të shëndetit dhe të drejtave të fëmijëve.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe Fondi i Fëmijëve i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) nuk u kanë rekomanduar të mbajnë maska fëmijëve midis moshës 6 deri në 11 vjeç, por kjo duhet të merret në konsideratë në zona me një ritëm intensiv të transmetimit të virusit dhe në raste të veçanta, siç janë shkollat, raporton brusselstime.
Sidoqoftë, ka situata kur maska mund të “ndërhyjë ndjeshëm në procesin e të mësuarit dhe të ketë një ndikim negativ në aktivitetet e rëndësishme të shkollës”, thanë ekspertë ndërkombëtarë që skicuan udhëzimet, transmeton Telegrafi.
Fëmijët e vegjël nuk duhet të detyrohen të vendosin maska sepse disa prej tyre nuk dinë t’i vendosin apo se si t’i heqin.
Një grup ekspertësh thanë se fëmijët deri në moshën pesë vjeç duhet të jenë nën mbikëqyrje të vazhdueshme nëse mbajnë maska.
Maskat transparente ofrojnë më pak mbrojtje sesa pëlhura që mbulojnë gojën dhe hundën, thotë udhëzimi.
Sipas informacionit të mbledhura në të gjithë botën, vetëm rreth 1 deri në 7 për qind e të gjitha rasteve të coronavirusit janë fëmijë dhe të rinj nën 18 vjeç.
Hulumtimet kanë dhënë rezultate të kundërta nëse fëmijët e infektuar mbajnë më pak, më shumë ose të njëjtën sasi të virusit në krahasim me të rriturit.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...