Shifër rekord, sa u shitën një palë syze të Mahatma Gandhi-t

15:41 | 22 Gusht 2020
Arbresh.info

Një palë syze të Mahatma Gandhi janë shitur në një ankand me vlerën rekord prej 260 mijë paund.

Syzet u shitën përmes një oferte telefonike nga një koleksionist amerikan vetëm pas gjashtë minutash pasi kishin nisur ofertat.

Syzet e Gandhit pritej të shiteshin rreth 15 mijë paund, shkruajnë mediat e huaja.

Andrew Stowe i cili organizoi edhe ankandin tha se pronari i syzeve ishte një burrë i moshuar nga Mangotsfield i cili thoshte se paratë e fituara do i ndante me vajzën e tij. Syzet e Gandhit ishin trashëguar brez pas brezi në familjen e pronarit, pasi një i afërm i tyre u takua me Gandhin në një vizitë në Afrikën e Jugut në vitet 1920.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme