Zemaj në Partesh, ofron përkrahjen për QKMF-në

15:19 | 22 Gusht 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot Komunën e Parteshit, ku është takuar me kryetarin Dragan Petkoviq.

Petkoviq ka informuar Zemajn rreth gjendjes me COVID-19 dhe situatës epidemiologjike si dhe nevojat që ka komuna për përballimin e gjendjes me pandeminë.

Postimi i plotë:

Gjatë ditës së sotme, nga kryetari i komunës së Parteshit, z. Dragan Petkoviq, u informova për gjendjen aktuale rreth Covid-19, menaxhimin e situatës epidemiologjike si dhe nevojat që ka komuna për përballimin e gjendjes.

Po ashtu, theksova se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Partesh, do ta ketë përkrahjen e plotë që të jetë në funksion për qytetarët me pajisje, personel dhe kapacitetin infrastrukturor.

E falënderova Kryetarin, personelin shëndetësorë dhe qytetarët e Parteshit për përkushtimin në respektimin e masave gjatë pandemisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme