U shtua dhuna ndaj shitësve gjatë pandemisë në Britani

14:15 | 22 Gusht 2020
Arbresh.info

Sindikata që përfaqëson stafin e shitjes me pakicë në Britani i ka bërë thirrje qeverisë të mbrojë më mirë punonjësit e dyqaneve, pasi dhuna ndaj tyre është dyfishuar gjatë pandemisë së koronavirusit, njoftuan mediat, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sindikata e Punëtorëve të Dyqaneve, Shpërndarësve dhe Aleatëve (USDAW) tha se punëtorët e dyqaneve janë sulmuar, kërcënuar ose abuzuar të paktën një herë në javë që nga fillimi i krizës, në krahasim me vetëm një herë në dy javë në vitin 2019.

USDAW bëri thirrje për legjislacion të ri dhe dënime më të ashpra.

Sekretari i Përgjithshëm Paddy Lillis për Sky News tha se “Është e papranueshme edhe për çdo profesion dhe sferë dhe kjo duhet të ndalet”.

“Duhet të ketë diçka të më konkrete në këto raste, ashtu që krimineli ta dijë se nëse sulmon dhe abuzon një punëtor, ai do të përballet me ashpërsinë e përgjithshëm të ligjit”, tha ai.

Peter Denys, menaxher qendror i dyqaneve në Londër në zinxhirin e supermarketeve Co-op, për Sky News tha se “Ndodh çdo ditë, disa ditë mund të kemi tre ose katër incidente”.

“Njerëzit që vijnë na kërcënojnë me shishe, thika, shiringa dhe me COVID duke pështyrë. Kështu që ata thjesht përdorin çfarëdo mjeti që kanë”, theksoi ai.

Në javën kur u bë e detyrueshme mbajtja e maskave të fytyrës në dyqane, Co-op tha se janë regjsitruar 990 raste të sjelljeve antisociale dhe abuzimit verbal në dyqane.

Tani stafi mbajnë kamera në trup si pjesë e uniformës së tyre, në mënyrë që pamjet e incidenteve të mund të përdoren si prova në ndjekje penale.

“Tani është qetësuar pak situata. Nëse u thoni atyre se jeni duke u filmuar, ata thjesht largohen nga dyqani”, tha Denys.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme