Avdullah Hoti uron Talat Xhaferin: Pres që së shpejti të formohet qeveria e re

14:01 | 22 Gusht 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Hoti ka thënë se lidershipi në krye të Kuvendit ka qenë kyç në zhvillimet e fundit që hapën rrugë për avancimin e statusit të shqiptarëve të Maqedoninë e Veriut dhe integrimin në Nato.

“Sot kam uruar z.Talat Xhaferi për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Lidershipi i tij në krye të Kuvendit ka qenë kyç në zhvillimet në vitet e fundit që hapën rrugë për avancim të statusit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe integrimin në NATO”, ka shkruar Hoti nw Facebook, transmeton arbresh.info.

Kryeministri Hoti ndër të tjera ka thënë edhe se pret që së shpejti të formohet qeveria e re dhe të vazhdohet bashkëpunimi mes të dy vendeve.

“Pres që së shpejti të formohet qeveria e re dhe të vazhdojmë bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona në shumë fusha”, përfundon shkrimi i Hotit./Arbresh.info

Ky është postimi i tij në Facebook:

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3568286883232640?__xts__[0]=68.ARCu2Bw3_tbDBEcYVVUxiEEBX-nr4kpR8ip4_SXNiCced8LsTGsLQtC0yZjddZBnoBMWTRN9UCPQw2fasJOlVcx7B7BWVrfqhUJ85h3TgUIvX1Vk2VPyBu7_2eF1uvizSQ4XJJdGwMpivZb8TYGxHCKnPrOZ-vxtx3iHvKSRXulowo4KzrnAikmrl-5tuZmJeMBAkwVIgmgV8L4JaW4hLXJlXcqHBMBQfnsphhW0OMs5w87ldBJ_vH03rZqKKkwlT_u_OZN9ekOjcYNVexaVH7K_Bv2FbiIo4RmJWGglVhN5mC7BCYui4WyG-CaZwcfIiknCyYRjstwH8irBvEqXRA&__tn__=-R

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme