Pasi u gjet Tiani i vogël, Pacolli: Askush nuk duhet të gjykojë prindërit

13:50 | 22 Gusht 2020
Arbresh.info

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, në vazhdimësi gjatë ditës së sotme është interesuar për rastin e humbjes së vogëlushit dyvjeçar nga Malisheva.

Duke publikuar një foto nga momenti i gjetjes së vogëlushit, Pacolli thotë se një gjë e tillë mund t’i ndodh secilit, prandaj nuk duhet paragjykuar prindërit.

“Momenti kur heroi i sotëm, Astrit Kryeziu, gjeti Tianin e vogël në pyll. Askush nuk duhet të gjykojë prindërit. Kjo mund ti ndodhë secilit”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme