Zemërimi dhe protestat që shkaktoi rasti i Shën Sofisë me sa duket nuk i ka bërë asnjë përshtypje presidenti turk, ai shndërroi tani një kishë tjetër muze në Stamboll në xhami.
Rexhep Tajip Erdogan urdhëroi që kisha bizantine e Shën Sotirit dhe e Horës të rifillojnë të funksionojë si xhami. Kjo ndërtesë e shenjtë, rrënjët e së cilës datojnë në shekullin e gjashtë dhe u rindërtua në formën e sotme në shekullin e njëmbëdhjetë, është me famë botërore për mozaikët dhe afresket e saj. Pas pushtimit të Kostandinopojës, Stambollit të sotëm, osmanët e kthyen atë në vitin 1511 në xhami dhe i mbuluan afresket murale të krishtera me gëlqere dhe me blozë.
Afresket e kishës bizantine të Shën Sotirit dhe Horës u restauruan pas Luftës së Dytë Botërore si pjesë e një programi të gjerë restaurimi pasi kjo ndërtesë u shpall nga shteti si muze. Në vitin 2019 Gjykata Supreme e Turqisë miratoi rishndërrimin e saj në xhami.
Erdoganit nuk i interesojnë kritikat
Në fund të korrikut u rihap si xhami Shën Sofia – e cila ishte dikur kisha më e madhe e krishterimit. Shën Sofia funksiononte si muze që prejt vitit 1934. Ky hap u shoqërua me zemërim ndërkombëtar. Kritika të rënda erdhën nga Greqia dhe Kisha Ortodokse Greke në veçanti, por edhe nga BE, SHBA dhe Rusia.
Para rikonvertimit të Shën Sofisë në xhami, Ankaraja kishte premtuar se mozaikët dhe afresket e krishtera do të mbuloheshin vetëm gjatë orareve të faljeve islame dhe se vizitorët do të kenë mundësinë t’i vizitojnë ato në kohën mes faljeve. Por këtë javë u njoftua se veprat e artit po mbahen vazhdimisht të mbuluara me coha të bardha./DW
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...