Google ADS

126 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Iran

13:10 | 22 Gusht 2020
Arbresh.info

Në Iran, 126 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2.028 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 356.792, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 20.502.

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 307.702 persona, ndërkohë që 3.850 pacientë janë në gjendje kritike.

Koronavirusi për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme