Kosova do arrijë t’i fitojë gjashtë pikë në ndeshjet e ardhshme ndaj Moldavisë dhe Greqisë.
Kështu janë shprehur ish-trajneri i shumë skuadrave elitare, Arsim Thaçi dhe përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi.
Thaçi gjatë një intervistë për arbresh.info, tha se ndeshjet do jenë të vështira, mirëpo kualifikimi do ishte rezultat i madh jo vetëm për “Dardanët”, por edhe për Shqipërinë.
“Pas pandemisë gjërat kanë ndryshuar, shpresoj që ndeshja me Moldavinë të na sjellë rezultat pozitiv duke e ditur që pas kësaj e kemi Greqinë, një ekip që kemi rivalitet, shpresoj që edhe Kosova të arrijë fitore siç ka arritur më herët Shqipëria dhe pjesa tjetër pastaj të jetë edhe me më shumë entuziazëm dhe kualifikimi do ishte rezultat i madh për Kosovën dhe Shqipërinë”, u shpreh fillimisht ai.
Tutje, ai mendon se në këto dy ndeshje mund të arkëtojmë pikët maksimale, ngase lojtarët janë të motivuar dhe kanë luajtur titullar në skuadrat e tyre momentale.
“Është vështirë me planifiku shkaku i pandemisë, që ka zvogëluar numrin e aktiviteteve, por për Kosovën është mirë ngase kemi pasur Zenelin jashtë fushës shkaku i lëndimit dhe ka arritur të rikuperohet dhe do jetë ndihmë e madhe për Kosovën. Pres Kosovë të fortë, motivuar dhe kompletuar sepse lojtarët kanë luajtur në ekipet e tyre. Pres të fitojmë pikët maksimale”, deklaroi Thaçi.
I të njëjtit mendim është edhe përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, i cili në një intervistë për arbresh.info, theksoi se koronavirusi ka shkaktuar probleme të mëdha, mirëpo pret nga lojtarët të jenë të angazhuar dhe të bëjnë çmos që të fitojnë.
“Në këto kushte është vështirë të parashikohet, por nga të gjitha problemet nga virusi, kemi shumë futbollistë cilësore dhe ekipe të jashtëzakonshme, të cilës i është ndërprerë rezultatet e mira. Futbollistët janë të uritur për rezultate e reja, pres një angazhim të jashtëzakonshëm dhe futbollistët do jenë unik dhe do bëjnë çmos që të fitojnë, e cila vlen shumë”, tha fillimisht ai.
Në fund, Krasniqi deklaroi se është i bindur që Kosova do triumfojë në dy ndeshjet dhe minimumi i pikëve që mund të fitojmë sipas tij është katër.
“Jam i bindur që do kemi dy fitore, se paku do kemi katër pike, kam besim të futbollistët sepse është gjeneratë me futbollistë jo të ngopur me rezultate dhe kanë dëshirë të dalin në Evropa, të tregojnë se Kosova ka skuadër jashtëzakonisht të mirë dhe të talentuar. Shpresoj që në këto dy ndeshje maksimumi të jetë katër pikë dhe minimumi katër pikë”, përfundoi Krasniqi.
Ndërkohë, kujtojmë se Kosova me 3 shtator përballet me Moldavinë në Itali, ndërsa pas tri ditëve e pret Greqinë në “Fadil Vokrri”./E.Bytyqi /arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...