Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë. Ndërkohë sipas uniformave blu në momentin e arrestimit të tij ai ka rezistuar duke goditur edhe një punonjës policie.
I arrestuar është Dh.B., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 25.07.2020 , në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur disa kabuj elektrik bakri në magazinën e shtetases M.H., banuese në Tiranë, dhe gjatë kapjes dhe arrestimit ka goditur punonjësin e Policisë në krye të detyrës.
Njoftimi i policisë:
Ishte shpallur në kërkim policor për vjedhje, por gjatë kapjes dhe arrestimit ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, vihet në pranga 40- vjeçari.
Si dhe procedohen në gjendje të lirë për veprën penale “moskallëzim krimi”, 3 shtetas .
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:
Dh.B., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 25.07.2020 , në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur disa kabuj elektrik bakri në magazinën e shtetases M.H., banuese në Tiranë, dhe gjatë kapjes dhe arrestimit ka goditur punonjësin e Policisë në krye të detyrës.
Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: T.M., A.D., dhe E.D., ( fqinjët e shtetasit të arrestuar) pasi në cilësinë e dëshmitarve okular nuk kanë kallëzuar krimin.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për ...
Xheneta e Gjesti gjejnë paqe, puthen në pishinë!