Google ADS

Në Mitrovicë thyhet rekordi botëror në zhonglim me top, në ecje prapa

09:30 | 22 Gusht 2020
Arbresh.info

Me maskë e me dorëza, në këtë kohë pandemie zhongleri Agim Agushi, theu rekordin botëror “Guinness” në zhonglim me top, në ecje nga prapa në distancën 2269 metra për 60 minuta, në hapësirat përgjatë Liqenit Akumulues në qytetin e Mitrovicës.

Në shënimin e këtij rekordi botëror ishte i pranishëm kryetari i komunës, Agim Bahtiri, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, si dhe qytetarë tjerë të shumtë të cilët shprehen vullnetin të përcjellin një garë kaq të rëndësishme për Mitrovicën.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri, ka përgëzuar zhonglerin Agushi për fitoren e arritur në shënimin e këtij rekordi botëror, duke thënë se kjo garë është shumë e rëndësishme dhe vlerësohet lartë, pasi që Mitrovica ka arritur të hyj në librin e rekordeve “Guinness”.

Po ashtu kryetari Bahtiri tha se Komuna e Mitrovicës nuk ka hezituar aspak të mbështes organizimin e këtij aktiviteti, dhe se “është privilegj për ne që t’i japim mundësi një rekordmeni botëror, për të shënuar edhe një rekord të ri në librin “Guinness” në qytetin tonë”.

Ndërkaq, zhongleri Agim Agushi, tha se në Mitrovicë e shënoi rekordin e tij të gjashtë në librin e rekordeve të Genisit, dhe ndihet shumë krenar që ka arritur të fut Mitrovicën në librin e rekordeve. Dhe për këtë gjë ai falënderoi kryetarin Bahtiri dhe Komunën e Mitrovicës për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë në shënimin e këtij rekordi.

“E kam plan që kah muaji tetor të sfidojë rekordin tjetër në ndërtesën 65 katëshe, në Katar, ecje shkallëve prapa, për ti kaluar 1750 shkallë, pastaj rekordin tjetër në Stamboll dhe kështu edhe rekorde të tjera të vazhdojë”, shtoi ndër të tjerash zhongleri Agushi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme