Kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi shpreson që spektri politik në vend të jetë një zëri sa i përket procesit të dialogut me Serbinë.
Rexhepi në një intervistë për Ekonomia Online shtoi se është shumë i kënaqur me veprimet e ShBA-së sa i përket takimit të radhës të paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë.
“Nuk jam i involvuar në këtë proces, mirëpo jam shumë i kënaqur me veprimin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe një herë e caktuan një datë tjetër dhe shpresoj për një unitet paraprak nga gjithë subjekti ynë politik që të kemi marrëveshje sa më të efektshme”, shtoi ai.
Sipas tij, arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi nuk varet vetëm nga faktorët politik në vend, por edhe nga aleatët amerikan dhe evropian.
“Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi varet nga shumë faktorë politik jo vetëm nga shqiptarët dhe serbët mirëpo edhe nga faktorët evropian dhe amerikan, sepse duhet të ndërmerren shumë veprime deri te finalja”, shtoi Rexhepi.
Ai beson se ShBA-ja do të vazhdojë t’i mbrojë interesat e Kosovës dhe do të arrijnë marrëveshje finale njohjen nga Serbia si tendencë për anëtarësim në OKB dhe institucione tjera.
“Ne jemi shtet dhe kemi edhe përfaqësuesin tonë kryeministrin Avdullah Hoti dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian”.
“Besoj se si krijues i shtetit të Kosovës, ShBA do të vazhdojnë dhe do t’i mbrojnë interesat tona dhe do të arrijnë marrëveshje finale njohjen e Kosovës nga Serbia si tendencë për anëtarësim në OKB dhe institucione tjera”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...