Geci: Si dëshmi kryesore do ta kem librin e Tahir Zemës

07:43 | 22 Gusht 2020
Arbresh.info

Gani Geci ka bërë të ditur se është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim në muajin shtator.

Geci në RTV Dukagjini ka thënë se do të shkojë për intervistim në Gjykatën Speciale.

“Unë iu bëjë me dije qytetarëve se në Speciale do ta mbrojë luftën për liri në mënyrë dinjitoze”.

Ish-ushtari i UÇK-së thotë se nuk do të merr avokatë pasi thotë se ka mjaft argumente për ta mundur Serbinë.

“Nuk do t’i mbrojë ata individë që për interesa politike kanë vra kundërshtarë politikë nuk do të mbrohen nga unë. Ata që e kanë shkruar Komunikatën numër 59 nuk do të mbrohen nga unë, përkundrazi, do të demaskohen”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Geci thotë se menjëherë pas lëshimit të komunikatës në kohë lufte, atij i kanë dalë në mbrojtje Sami Lushtaku si komandant i zonës dhe ushtarët e Drenicës.

Ai thotë se do të flasë në Gjykatën Speciale për gjërat që i di dhe që i mban në mend.

“Do të jem i pamëshirshëm për individët që kanë vra kundërshtarë politikë. Do ta them atë që e di dhe që është e saktë. Luftën e UÇK-së do ta mbrojë sepse kam luftuar para tyre”.

Geci thotë se si dëshmi kryesore e tij në Hagë do të jetë libri i Tahir Zemës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme