Google ADS

12.168 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë, qytetet që prijnë me numrin e të infektuarve

23:11 | 21 Gusht 2020
Arbresh.info

Në 24 orët e fundit janë identifikuar edhe 162 raste pozitive me COVID-19, shërohen 220 pacientë.

Pandemia COVID-19, ua ka marr jetën edhe 10 qytetarëve të Kosovës.

Kjo është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, në raportin 24 orësh.

Deri më tani si pasojë e prekjes me virusin korona, kanë vdekur 448 persona.

Ndërkohë, edhe numri i rasteve të reja pozitive me këtë virus vazhdon të jetë i madh.

Në 24 orët e fundit, janë identifikuar 162 raste të reja me koronavirus.

Më së shumit raste janë identifikuar në Prishtinë me gjithsejtë 47 raste të reja, ndërsa në komunën e Mitrovicës pozitiv kanë dalë edhe 12 qytetar.

Në Vushtrri, Ferizaj, Fushë Kosovë dhe Podujevë pozitiv me koronavirus kanë rezultuar nga 10 persona.

Ndërsa në komuna të tjera, numri i rasteve pozitive është nën 10.

Deri më tani numri total i rasteve pozitive është 12.168.

Ndërkohë shumica nga ta janë shëruar.

Deri me tani të shëruar janë gjithsej 8.149 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.571.

Në 24 orët e fundit të virusin korona e kanë kaluar edhe 220 pacientë./t7

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme