Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 177.456, prej të cilëve 1.061 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 44.762, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5.747.544.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 3,09 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 73,8 milionë.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 653.264 raste të konfirmuara.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 3.505.097 raste dhe India me 2.925.337.
Peci – fermerëve: Ishit ndjesia pozitive dhe motivi im për p...
Kurti: Të sanksionohen ata që bashkëpunojnë me personat që j...
Pogradec/ Aksidentoi për vdekje këmbësorin e u largua, arres...
Në Bosnje vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit nga përmbytj...
Ylli fiton dramën ndaj Pejës në “Karagaçi”
Zelanda e Re goditet nga një tërmet i fortë