Ka përfunduar pjesa e parë mes Tre Pennes dhe Gjilanit në San Marino.
Një ndeshje e dominuar totalisht nga Gjilani, por që vendasit kanë kaluar të parët në epërsi.
Ishte mesfushori Gai që me një goditje të fuqishme mposhti Koliqin pas asistimit nga Ceccaroli në minutën e 16-të.
Megjithatë Gjilani vazhdoi sulmet e njëpasnjëshme dhe në minutën e 24-të arriti golin e barazimit.
Gerhard Progni asistoi për mrekulli në zonë, teksa Darko Nikac shënoi me kokë për 1-1.
Nikac kishte edhe tri raste tjera të mira shënimi, por që portieri vendas bënte pritje të jashtëzakonshme.
Rast tejet të mirë pati edhe Fiton Hajdari, por që goditja e tij u ndal nga shtylla.
Vendasit e Tre Pennes në minutën e 43-të mbetën me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Sorrentinos me karton të kuq.
Gjithsesi Gjilani tani do të synojë fitoren, pasi përveç që është skuadër më e mirë në fushë, ka edhe epërsinë numërike. /Telegrafi/
Begaj pranon letrat kredenciale të tre ambasadorëve të rinj:...
Hill: Duhet bërë shumë për të normalizuar marrëdhëniet mes K...
E akuzuan qe i dha informacione Dianës, reagon motra saj
Mbi 18 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovë...
Kthehen tensionet mes Xuxit e Xhenetës, situata e largimit t...
Të qeshura e atmosferë komike, Edi mban në qafë Burimin