I lejohet shkuarja në Gjermani, liderit opozitar rus

20:28 | 21 Gusht 2020
Arbresh.info

Mjekët në spitalin siberian ku ndodhet politikani opozitar Alexei Navalny në koma kanë lejuar familjen e tij që ta transportojnë në Gjermani, bën të ditur zv.drejtori i spitalit.

“Ne … morëm vendimin që nuk e kundërshtojmë transferimin e tij në një spital tjetër, atë që na tregojnë të afërmit e tij”, u tha gazetarëve Anatoly Kalinichenko, zëvendësdrejtori në spitalin Omsk, para gazetarëve, transmeton portali arbresh.info.

Fluturimi nga qyteti siberian i Omsk është planifikuar për të Shtunën në mëngjes, njoftoi agjencia e lajmeve RIA Novosti ruse, duke përmendur zyrtarët e aeroportit.

Navalny, 44 vjeç, një kritik i ashpër i Presidentit Vladimir Putin dhe togerëve të tij, është në një gjendje të rëndë pasi ka pirë çaj në aeroplan të enjten që aleatët e tij besojnë se ishte i lyer me helm.

Një aeroplan me specialistë gjermanë dhe pajisje të nevojshme për të transferuar Navalny për trajtim në Berlin zbarkoi në aeroportin Omsk të premten në mëngjes.

Mjekët gjermanë që e ekzaminuan thanë se Navalny ishte i aftë të fluturohej jashtë vendit për trajtim mjekësor.

Mjekët në spitalin e Siberisë më herët thanë se ai ishte diagnostikuar me një sëmundje metabolike të shkaktuar nga sheqeri i ulët në gjak dhe ai nuk ishte në një gjendje për t’u transportuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme