33 vjeçari nga Xërxa e Rahovecit sot ka humbur betejën me Covid-19.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për arbresh.info, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.
Ai ishte i shtrirë në klinkën e Pulmologjisë në Prishtinë që nga data 7 gusht 2020.
“Po është e vërtetë, një 33 vjeçar nga Xërxa ka vdekur pasi ishte pozitiv me koronavirus. Ai ka qenë I shtrirë në klinikën e Pulmologjisë në Prishtinë. Më 7 gusht i është marrë mostra kurse më 9 gusht ka rezultuar pozitiv”, ka thënë Latifi.
Sipas Latifit, viktima kishte pasur probleme me mushkëri.
Latifi tutje tha se edhe familjarë të tjerë të të ndjerit janë poashtu të infektuar.
Kujtojmë se brenda 24 orëve në vendin tonë nga coronavirusi kanë humbur jetën 10 pacientë, ndërsa janë konfirmuar 162 raste të reja. / arbresh.info/
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”