Koordinatori i grupit parlamentar të koalicionit ASH-AAA, Skender Rexhepi tha se 1/3 e 15 deputetëve të BDI-së është zgjedhur me vota të vjedhura dhe se rrjedhimisht BDI-ja në Kuvend përfaqëson demokraci të vjedhur që vetëm e stimulon edhe më shumë ikjen e të rinjve.
“Nuk është patriotizëm të vjedhësh vota dhe me to të propozosh kryeparlamentar” theksoi Rexhepi, duke paralajmëruar se deputetët e koalicionit ASH AAA nuk do të marrin pjesë në seancë gjatë votimit të Xhaferit, me arsyetimin se siç theksoi “Nuk do të jenë pjesë e kësaj njolle të zezë”.
Kreu i grupit parlamentar të BDI-së, Izet Mexhiti i hodhi poshtë akuzat si të pavërteta dhe si përpjekje për defokusim të opinionit. Mexhiti tha se kjo nuk ishte e papritur nga parti që ka humbur zgjedhjet, duke iu bërë thirrje krerëve të koalicionit të japin dorëheqje.
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë