Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, ka folur sot për procesin e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Lavrov ka thënë se dialogu nuk ka alternativë pavarësisht se ka ngecje dhe vonesa.
Këto deklarata janë bërë publike përmes një komunikate për media të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, ku ndër të tjera, Lavrov citohet të ketë thënë se në dialog nuk duhet të ketë shantazhe dhe anime në njërën anë.
“Dialogu sot është duke ngecur, por nuk ka asnjë alternativë. Aktivitete po intensifikohen në Bruksel e Uashington për të shtyrë përpara procesin e dialogut. Ndikimi i jashtëm duhet të jetë pa shantazhe dhe pa anuar tek asnjëra palë për të nxitur pastaj orekset e dyshimta të palës tjetër”, ka thënë Lavrov, raporton Gazeta Express.
Kryediplomati rus ka thënë se bisedimet e ndershme janë të nevojshme për të ardhmen e raporteve në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
“Dialogu mund të japë rezultate vetëm duke marrë parasysh interesat juridike të serbëve të Kosovës dhe duke respektuar të drejtën e tyre ndërkombëtare”, ka shtuar Lavrov, i cili ka thënë se problemi me Kosovën është shkaktuar nga ajo që ai e ka quajtur “grabitje e paturpshme e një pjese të territorit të Serbisë”.
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë