Kalimi i Armando Brojës te Vitesse ishte përfolur shumë gjatë javës së fundit, ndërsa sot është zyrtarizuar kalimi i sulmuesit shqiptar te klubi holandez.
Ka qenë klubi holandez që ka njoftuar për përforcimin më të ri në këtë afat kalimtar.
Sulmuesi shqiptar kishte shkëlqyer me grupmoshat e reja të Chelseat, ku pastaj trajneri Frank Lampard ia dha edhe debutimin në ekipin e parë.
Për këtë arsye “Blutë e Londrës“ kanë vendosur ta huazojnë për një sezon në radhët e Vitesses.Klubi londinez këtë rrugë e kanë ndjekur më parë edhe emra si Mason Mount nga Chelsea, që pas eksperiencës në kampionatin holandez.
? ‘Announce Broja…’
All right, there he is ?https://t.co/87HaokeE8s#Vitesse pic.twitter.com/h6NqbLeroc
— Vitesse (@MijnVitesse) August 21, 2020
Ky duhet të jetë qëllimi i Armando Brojës, që me paraqitjet në kampionatin holandez të kthehet sërish te Chelsea.
Te Vitesse me shumë sukses ka luajtur edhe yll shqiptar, Milot Rashica, i cili tani është pjesë e Werder Bremen dhe po kërkohet nga shumë klube evropiane. /Telegrafi/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...