Drejtoria e Inspektoratit të Mitrovicës në aksion, liron hapësirën publike

16:40 | 21 Gusht 2020
Arbresh.info

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës gjatë ditës së sotme ka ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirës publike tek njëri nga lokalet i cili shtrihet përgjatë rrugës “Mbretëresha Teutë”.

Sipas njoftimit të bërë në faqen zyrtare të kësaj komune, pronari i objektit në fjalë e ka respektuar vendimin dhe e ka liruar hapësirën e uzurpuar.

Me këtë rast drejtori i Inspeksionit, Fidan Ademi bënë thirrje tek të gjitha bizneset që të pajisen me dokumentet e kërkuara për shfrytëzimin e hapësirave publike, në të kundërtën do të merren masa ndëshkuese në përputhshmëri me ligjet dhe rregulloret në fuqi.

“Drejtoria e Inspeksionit do të vazhdoj me lirimin e hapësirave publike në mënyrë që këto hapësira të kthehen në gjendjen e mëparshme, prioriteti i drejtorisë do të jetë qytetari dhe hapësira e përbashkët”, thuhet mes tjerash në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme