Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, gjatë qëndrimit të saj në Washington është takuar me Ndihmës Sekretaren për Çështje të Arsimit dhe Kulturës në Departamentin e Shtetit, Marie Royce, transmeton Arbresh.info.
“Duke shprehur konsideratën e lartë për marrëdhënien e shkëlqyer dhe strategjike mes Kosovës dhe SHBA-ve, u njoftova zyrtarisht se Departamenti i Shtetit do të realizojë me Kosovën si shtet i parë në botë një platformë të re të shkëmbimit arsimor e kulturor”.
“Vetëm duke avancuar rininë e arsimin, ne ndihmojmë të ardhmen e Kosovës dhe forcojmë urën e miqësisë së fortë me SHBA-të dhe vlerat e përbashkëta që aspirojmë”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në rrjetin social Facebook.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...