Google ADS

10 vdekje ditore nga COVID-19 në Kosovë

15:10 | 21 Gusht 2020
V. S.

10 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, si pasojë e Covid-19 në Kosovë. Derisa numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 448.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga njoftimi i publikuar nga IKSHPK.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 584 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 162 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 12.168 raste nga 46.452 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 448 raste të vdekjes”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme