MF: Më 28 gusht do të mbahet ankandi i dhjetë me radhë për vitin 2020

15:02 | 21 Gusht 2020
V. S.

Ministria e Financave bën të ditur se më 28 gusht 2020 do të mbahet ankandi i dhjetë me radhë për vitin 2020, transmeton Klan Kosova.

Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen për 3 vite dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit mund të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”,thuhet në njoftimin e MF-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme