Google ADS

Zemaj: Do të bëjmë̈ realitet sigurimet shëndetësore

13:33 | 21 Gusht 2020
V. S.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se do ta bëjnë realitet sigurimet shëndetësorë.

Postimi i plotë:

Do të bëjmë realitet sigurimet shëndetësore.

Jemi të përkushtuar maksimalisht dhe po angazhohem që sa më parë të plotësohen të gjitha parakushtet, në mënyrë që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të jetë në funksion të plotë dhe t’u ofrohet qytetarëve sigurime shëndetësore dhe mburojë financiare.

Bazuar në propozimin tim, sot Qeveria e Republikës së Kosovës e miratoi emërimin Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, si organi më i lartë vendimmarrës i fondit në pajtim me Ligjin për Sigurimin Shëndetësor.

Po ashtu grupi punues ka filluar punën për hartimin e ligjit për sigurimet shëndetësore. Do të insistoj që të punohet pa humbur kohë dhe me një dinamikë të shpejt për draftimin e tij.

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore është institucion i pavarur publik me përgjegjësi dhe autorizime të veçanta që, në emër të të siguruarve, të administrojë me mjetet financiare për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor nga institucionet shëndetësore në të gjitha format e pronësisë.

#QeveriaHoti/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme