Google ADS

Lajm i mirë – të gjithë lojtarët e Gjilanit dalin negativ në COVID-19

09:00 | 21 Gusht 2020
V. S.

Një lajm i mirë vjen nga San Marino, nga skuadra e Gjilanit.

Të gjithë lojtarët e testuar kanë dalë negativ, dhe ndeshja ndaj Tre Pennes, do të zhvillohet, ashtu siç ishte paraparë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar skuadra e Gjilanit, përmes një postimi në Facebook.

Njoftimi i SC Gjilanit, pa ndërhyrje:

NJOFTIM

Sport Club “Gjilani” njofton se pas ritestimeve të ditës së djeshme e gjithë skuadra ka rezultuar negativ.

Futbollistët pas ritestimit të ditës së djeshme, sot morën lajmin pozitiv, ku na jepet e drejta e zhvillimit të takimit kundër Tre Pennee.

Kujtojmë se takimi mes Tre Pennes dhe Gjilanit zhvillohet sonte ( e premte), në mbrëmje me fillim në ora 21:00, në stadiumin ” Stadio Olimpico di Serevalle”, në San Marino.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme