Koreja e Jugut thyen rekord të ri me numrin e madh të rasteve

09:09 | 21 Gusht 2020
Arbresh.info

Koreja e Jugut ka shënuar 315 raste të reja nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Kim Ganglip ka thënë se kjo është hera e parë që janë paraqitur më shumë se 300 raste që nga 8 marsi.

Vendi tani është duke përjetuar rritje të të infektuarve në cdo province, transmeton arbresh.info

Duke përdorur regjistrat e rrjetit telefonik, qeveria ka thënë se është duke përndjekur 15,000 persona të cilët kanë marrë pjesë në një tubim kundër qeverisë në Seul më 15 gusht, shkruan CNN./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme