Në Evropë, pandemia e shkaktuar nga koronavirusi i ri mund të menaxhohet tashmë pas mbyllur shoqërinë në tërësi falë përgatitjes nga autoritetet dhe njohuritë e akumuluara këto muajt e fundit, theksoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Mes masave bazë në shkallë kombëtare dhe masave shtesë, ne jemi në pozita më të mira për të frenuar shpërthimet virale të lokalizuara. Ne mund të menaxhojmë virusin dhe të mbajmë ekonominë dhe sistemin arsimor në punë”, deklaroi drejtori i degës europiane të OBSH-së, Hans Kluge, në një konferencë shtypi.
Që prej dy muajsh, Europa është përballur me një rritje të vazhdueshme të numrit të rasteve.
Javën e kalaur janë regjistruar 40 000 raste shtesë në raport me muajin qershor, kur numri i tyre ishte më i ulët.
Përveç respektimit të barrierave mbrojtëse dhe distancimit social, si dhe një strategjie kombëtare të shqyrtimit dhe gjurmimit, OBSH rekomandon marrjen e masave lokale gjatë shfaqjes së vatrave të reja.
Çdo ditë, rreth 26 000 raste të reja janë regjistruar në Europë. Të rinjtë, të cilët kanë tendencë të kenë infeksione më pak të rënda dhe për këtë arsye vdekshmëri më të ulët, janë pjesërisht përgjegjës për rritjen e rasteve.
“Sidoqoftë, është e rëndësishme të rihapen shkollat ashtu si dhe shoqëritë të rihapen sërish”, theksoi Kluge duke shprehur shqetësim për pasojat e mbylljes së klasave, veçanërisht për fëmijët me nevoja të veçanta./blic/
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë